Taulant Xhaka është futbollist i rritur në akademinë e Baselit dhe ka arritur deri aty sa është emëruar kapiteni i tretë i ekipit.
A do të vazhdoje të luaje futboll me një rroge prej 4000 frangash në muaj në të ardhmen?
A hezitove për t’ju përgjigjur Shqipërisë kur morët ftesën e Kombëtares?
Jo, sepse isha shumë i lumtur dhe krenar.
A je xheloz për karrierën e vëllain tënd, Granitit?
Nuk jam xheloz, por jam shumë i lumtur për të.
Klubi i preferuar jashtë vendit?
Reali i Madridit.
Më mirë të shënosh apo të fitosh duele?
Golat, sepse rrallë shënoj
Baseli apo Prishtina?
Baseli, sepse u linda dhe u rrita këtu.
Preferon të marrësh pjesë me Baselin për herë të pestë në Ligën e Kampionëve apo të marrësh pjesë në Kupën e Botës me Shqipërinë?
Të dyja do të ishin fantastike për mua.