Mehmedi shënon, Hannover-Bayer 4:4

Futboll

Mehmedi shënon, Hannover-Bayer 4:4

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 17:24
Admir Mehmedi

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, ka qenë protagonisti i një golit në një ndeshje të “çmendur” në Bundesliga I. Hannover-Bayer Leverkusen u ndanë baras, 4:4. Mehmedi është ndër më të merituarit për pikën e Bayerit, ku me pak fat do t’i fitonin edhe të tria. Në minutën e 25-të, Mehmedi në një pozitë shumë të vështirë brenda 16-shit shënoi për 2:2. Për Hannoverin realizuan: Bebou (12'), Fullkrug (20'-nga penalltia), Klaus (45') e Korb (84') dhe për Bayerin: Brandt (11'), Mehmedi (25'), Bailey (47' e 67'). Mehmedi luajti titullar, kurse u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të. Pas 17 jave, Bayer është në vend të katërt me 28 pikë, kurse Hannover i dhjeti me  23 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat