Magani: Teuta do të mbijetojë

Futboll

Magani: Teuta do të mbijetojë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 19:14
Magani: Teuta do të mbijetojë

I zhgënjyer për humbjen Gugash Magani. Trajneri i Teutës në intervistën e tij për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport theksoi se problemi më i madh i durrsakëve në këto momente është ana psikologjike.

“ Humbja është pjesë e lojës. Më vjen keq për këtë disfatë sepse ishim në avantazh, ishte e disata herë që ishim në avantazh. Po luanim mirë, por në momentin më të mirë tonin u ndëshkuam me një penallti dhe sapo filloi pjesa e dytë pësuam edhe golin e dytë. Më pas krijuam volum por nuk arritëm të shënonim. Nuk kemi probleme me gjëndjen fizike sepse skuadra vrapon. Vuajmë psikologjikisht pasi lojtarët nuk e kanë stofin për t’u marrë pikë ekipeve më të rëndësishme të kampionatit.

Magani gjithsesi nuk dorëzohet dhe është i bindur se edhe me këta lojtarë Teuta i ka të gjitha mundësitë për të siguruar mbijetesën.

“Rezultatet nuk na japin të drejtë por unë nuk do të dorëzohem. Mendoj që Teuta e ka të gjithë stafin për të qëndruar në Superiore. Merkato e dimrit nuk të ofron shumë opsione. Në merkaton e verës kam gabuar edhe unë më përzgjedhjen e futbollistëve dhe e pranoj por tashmë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të vijoj punën dhe të rikthehemi në rrugën e duhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat