Ajeti në përbërjen e javës në Serie A

Futboll

Ajeti në përbërjen e javës në Serie A

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 14:19
Arlind Ajeti

Futbollisti Arlind Ajeti është përfshirë në formacionin e javës së 17-të të Seria A. Mbrojtësi ynë kuqezi, që spikati fundjavën e shkuar në radhët e Crotones, skuadër e cila fitoi 1-0 ndaj Chievo, është përzgjedhur në rolin e qendërmbrojtësit, me notën 8.7. Ai është përkrah emrave të njohur të kampionatit italian, për këtë “stacion” të garës.

24-vjeçari ka luajtur 835 minuta në këtë kampionat, ose e thënë ndryshe 11 ndeshje. Ai, gjatë kësaj kohe, ka marrë edhe katër kartonë të verdhë. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Torinos, ku nuk gjeti hapësirat e duhura të aktivizimit, ndaj u detyrua të kalonte te Crotone, ku është tashmë një titullar i mbrojtjes së kësaj skuadre, e cila lufton për mbijetesë në Seria A, por për momentin është jashtë kësaj zone të rrezikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat