Gashi i zhgënjyer me çalime në disa klube

Futboll

Gashi i zhgënjyer me çalime në disa klube

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 19:11
Dugagjin Gashi në aksion

Nuk jemi në presion të ekzistencës, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Dugagjin Gashi, mesfushor i Drenicës nga Skenderaj.  Futbollisti është i kënaqur me kushtet dhe sipas tij, kanë merituar të jenë në pozitën më të lartë. Drenica mban vendin e gjashtë me 28 pikë, gjashtë me pak se kampioni vjeshtor Llapi nga Podujeva. “Mendoj se është një kampionat shumë i fortë dhe u ngritë cilësia e skuadrave. Për befasi është Besa, sepse nuk prisja me qenë poshtë në renditje, por ata i din problemet e veta.

Sa i përket neve, mendoj që me pak fat do të ishim edhe më lartë në tabelë, sepse e kemi pasur një skuadër të fortë e të komponuar shumë mirë dhe një atmosferë fantastike”, thotë Gashi. Drenica në mes të tabelës, a ka qenë befasi apo ka mundur edhe më shumë? “Nuk ka qenë befasi, sepse e kemi një skuadër shumë të fortë e të përgatitur mirë fizikisht. Mendoj që na u dashtë me pak fat të jemi më lartë se pozita e gjashtë, por nuk jemi larg vendit të parë më shumë se gjashtë pikë dhe gjithçka është e hapur”, theksoi ai. Futbollisti më tej tha se, as që e mendojnë luftën për mbijetesë:

“Nuk jemi aspak në presionin e ekzistencës, por mendoj që të organizohet klubi me një kryesi të re e të mbahet ekipi komplet dhe të synojmë kreun e tabelës, pasi që kemi kapacitet, kur dihet se jemi shumë afër me pikë me liderin”.  Cilat skuadra i sheh në luftë për titull e cila që mund të bien në barazh? “Mendoj që për titull i shoh Prishtinën, Feronikelin, Dritën, Trepçën 89’, pra...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat