Në qytetin e kampiones olimpike klubet e mëdha janë buzë greminës

Futboll

Në qytetin e kampiones olimpike klubet e mëdha janë buzë greminës

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 08:40
Klubet nga Peja

Me ritmin aktual të "Ipponit" Peja edhe për kohë të gjatë do të mbetet para qyteteve tjera sa u takon sukseseve në sport.

Anëtarët e xhudo-klubit "Ippon" nga Peja janë të vetmit që këtë vit kanë fituar për Kosovën medalje me peshë të madhe në skenën ndërkombëtare. Falë xhudistëve të "Ipponit", Kosova ka fituar medalje në kampionate evropiane e në gara tjera.

Pejanët shpesh i referohen qytetit si i sportit. Me "Ipponin" në gjirin e tyre pejanët kanë me çka të lavdërohen. Mund të lavdërohen edhe me dominimin e plotë të Besa FamGas në hendbollin kosovar e ndoshta me ndonjë skuadër tjetër.

Deri këtë vit janë mburrur edhe me klubin e basketbollit Peja dhe me klubin e futbollit Besa. Por gjendja aktuale e këtyre dy klubeve nuk jep arsye për mburrje.

Të dy klubet janë në gjendje për keqardhje tashmë. Edhe klubi i volejbollit Peja nuk qëndron mirë, ndonëse vjet përfaqësoi Kosovën në Evropë si kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat