Reagon Flamurtari

Futboll

Reagon Flamurtari

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 11:28
Pamje nga një ndeshje

Duket se Flamurtari i Vlorës nuk po gjen rehat nga performancat e arbitrave këtë sezon. Klubi ka vendosur të kërkojë të mbajë larg arbitrin Juxhin Xhaja nga ndeshjet e tij, sepse sipas tyre vendimet e arbitrit në ndeshjen Flamurtari-Laçi kanë qenë qëllimisht të gabuara.

Përmes një postimi në “Facebook”, klubi ka shpallur zyrtarisht “të padëshirueshëm” arbitrin Xhaja dhe ka akuzuar FSHF-në se po i sulmon qëllimisht. Më poshtë deklarata e Flamurtarit.

“Kanë kaluar tre ditë nga sulmi i fundit i FSHF-së, nëpërmjet “marjonetave” të saj.

Flamurtari Football Club i bindur se opinioni sportdashës shqiptar, tashmë është i qartë, për mënyren se si FSHF lufton “paranojakët periferik konstant”, ka vendosur të shpall “non grata” arbitrin Juxhin Xhaja, për të gjitha ndeshjet, jashtë dhe brenda për këtë sezon futbollistik".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat