Kukësi në Turqi

Futboll

Kukësi në Turqi

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 14:49
Kukësi në Turqi

Nga data 4 deri më 16 janar, ekipi i Kukësit do të udhëtojë drejt Antalias, për të zhvilluar atje fazën përgatitore dimërore. Kjo periudhë do t’i shërbejë ekipit kampion të vendit në fuqi për të testuar lojtarët e rinj, që do të ofrohen në merkaton e janarit, të cilët duhet të jenë patjetër një vlerë e çmuar e shtuar e Kukësit për pjesën e mbetur të sezonit (kampionat dhe kupë). Gjate kësaj periudhe, verilindorët do të luajnë edhe ndeshje miqësore me kundërshtarë turq .Dy ndeshjet miqësore të konfirmuara tashmë janë ato me Kayserispor (8 janar 2018) dhe FK Bursaspor (10 janar 2018). Gjithashtu, vazhdojnë bisedimet edhe për ndeshje të tjera miqësore, si me ekipe elitare turke, edhe me ato europiane. Kujtojmë se klubi kuksian i futbollit, pas largimit të trajnerit Mladen Milinkovic, është në përpjekjet për të caktuar pasuesin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat