Conte: Vidal-in kam dashur gjithmonë ta kem me vete

Futboll

Conte: Vidal-in kam dashur gjithmonë ta kem me vete

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 23:05
Arturo Vidal

Menaxheri i Chelsea, Antonio Conte, duket se është duke dashur ta sjell në Stamfrod Bridge, sulmuesin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

Por që italiani ka refuzuar të flasë nëse do të ketë diçka konkrete në janar.

Vidal dhe Conte kanë të fituara tre tituj rresht në Serie A gjatë kohës sa ishin te Juventus, por që 2018 mund t’i bashkojë përsëri ata, shkruan Goal.

“Për të qenë i sinqertë, nuk është e drejt të flitet për një lojtar të një ekipi tjetër”.

“Arturo është lojtar fantastik, kamë respekt të madh për të dhe për vitet që kaluam së bashku te Juve”, ka thënë Conte.

“E kam dashur gjithmonë ta kem me vete”, ka shtuar ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat