Pensionohet Thaçi

Futboll

Pensionohet Thaçi

Më: 4 janar 2018 Në ora: 14:20
Pensionohet Thaçi

Me rastin e pensionimit të punëtorit shumëvjeçar, Shefshet  Thaçi, Federata e Futbollit e Kosovës organizoi një koktej rasti ku ishin të pranishëm presidenti Fadil Vokrri, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, anëtarë të KE dhe punëtorë të FFK-së. Me këtë rast presidenti i FFK-së Fadil Vokrri duke i dhuruar një orë dore në shenjë mirënjohje për punën që ka bërë Thaçi me dekada, theksoi: “Dua që në emrin tim dhe të KE të falënderoj Thaqi për angazhimin dhe punën që ka bërë me vite në FFK, me një përkushtim të madh, disiplinë dhe kolegialitet të madh, që ka reflektuar edhe të tjerët për një punë të mirë kolektive”. Ndërkaq,  Shefshet Thaçi ka falënderuar presidentin Vokrri dhe të tjerët për një bashkëpunim dhe kujdes. “Ishte një kënaqësi dhe nder për mua që të punoja dhe që pata rastin të japë kontributin tim në zhvillimin e administratës së FFK-së dhe futbollit në përgjithësi”, ka theksuar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat