Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 4 janar 2018 Në ora: 18:48
Antonio Conte

Ka qenë një paraqitje jo e mirë ajo e ekipit të Antonio Contes përballë Arsenalit ditën e djeshme kur përfundoi 2:2. Chelsea humbi një trepikësh të artë, pasi Arsenali e barazoi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Në një intervistë për “Sky Sport” italiani Conte shpreh pakënaqësinë për pikët e humbura, por shfaq edhe pesimizëm për blerjet në merkaton e janarit.

“Nuk kërkoj gjëra të pamundura. Në karrierën time, shumë rrallë jam kënaqur në merkato. Gjithmonë kam shkuar në ekipe që nuk kanë qenë mirë financiarisht. Nëse në janar do të vijë ndonjë lojtar i ri do të jem i lumtur, në të kundërt do të vazhdojmë kështu siç jemi”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat