Neziri: Renova mëton finalen e madhe!

Futboll

Neziri: Renova mëton finalen e madhe!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:27
Neziri në veprim

Skuadrën shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, e pret një pranverë shumë e nxehtë në luftë për ta siguruar ekzistencën në Kampionatin e Maqedonisë. Renova filloi përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit dhe me synime të qarta: të ikë sa më larg zonës së rrezikshme dhe të kërkojë finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë. 

Mbrojtësi i djathtë i kësaj skuadre, Mexhit Neziri, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se atmosfera është shumë e mirë: “Dita e parë si gjithmonë ka atmosferë të mirë e pozitive”. Renova është në vend të tetë me 18 pikë, a shpresoni se do ta siguron mbijetesën?

“Normalisht ekipi do të përforcohet këtë afat kalimtar dhe besoj se nuk do ta kemi të vështirë ta sigurojmë mbijetesën. Veç kësaj jemi edhe në gjysmëfinale të Kupës, ku do të mundohem të arrijmë në finale”, thotë Neziri. Synimi  është që të jenë edhe në finale:

“Normalisht se synojmë të jemi edhe në finale të Kupës. Shpresojmë të arrijmë trofeun, sepse në Kupë gjithmonë ndodhin befasitë”. Çka e veçon Renovën nga skuadrat tjera? “Luajmë futboll cilësor e atraktiv dhe atmosfera është e mirë në grupin e lojtarëve”, ka thënë Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat