Zeka largohet nga Lille, shkon në Portugali

Futboll

Zeka largohet nga Lille, shkon në Portugali

Nga: K.G. Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:44
Agim Zeka

Futbollisti nga Kosova, Agim Zeka, është përforcimi i ri i skuadrës së Ligës së Dytë të Portugalisë, Varzim.

Sipas klubit portugez, Zeka është huazuar nga Lille II e Francës. Zeka luan mesfushor dhe nuk ka më shumë se 19 vjet, i cili ka luajtur në Lille II, që garon në Ligën e katërt franceze. Mesfushori ofensivë i kombëtares shqiptare U-19 është dhënë në huazim nga Lille, klubi që e bleu para një viti nga Skënderbeu. “Sapo kam mbërritur, por grupi më ka pritur në mënyrë të shkëlqyer.

E di situatën aktuale të Varzimit dhe kam ardhur të jap ndihmën time për të ndihmuar skuadrën të ngjitet në renditje. Shpresoj të jap ndihmën time, do të jap 100 përqindshin tim”, tha Zeka. Varzim mban vetëm e 17-të me 21 pikë pas 19 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat