Qestaj la Prishtinën për Liburnin

Futboll

Qestaj la Prishtinën për Liburnin

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:10
Valdrin Qestaj

Ish lojtari i Junikut dhe Prishtinës, Valdrin Qestaj i bashkohet radhëve të Liburnit. Lojtari në fjalë llogaritet ndër talentet më të mëdhenj në futsallin e Kosovës. “Qestaj së fundi kishte mbrojtur ngjyrat e Prishtinës duke u rikthyer përsëri në klubin e tij të parë, Juniku. Por pas bisedimeve me lojtarin, ai vendosi ti bashkohet kampionëve dhe bashkërisht të mbrojmë titullin e vitit të kaluar. Qestaj nuk është përforcimi i fundit në këtë afat, gjatë ditëve në vijim Liburnit pritet ti bashkohet edhe një lojtar tjetër mjaftë cilësor për ti arritur objektivat e veta, të mbroj titullin e kampionit dhe te përfaqësoj përsëri Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Liburni gjatë sezonit vjeshtor është pozicionuar ne vendin e dytë në tabelë pas Feniksit, por ndryshe do të jetë në pranverë. Ndërsa ne kuadër të Kupës së Republikës së Kosovës në futsall, Liburni në çerekfinale do të takohet me FC Pejln në Gjakovë”, bëhet e ditur nga Liburni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat