Prishtina beson te Vushtrria!

Futboll

Prishtina beson te Vushtrria!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:25
Amir Prishtina në veprim

Pas KEK-ut Vushtrria është prej skuadrave më të forta në Ligën e Parë dhe beson se do të rikthehen në elitën e futbollit të Kosovës. Stinori pranveror nuk do të jetë i lehtë për asnjë skuadër, si për ato që pretendojnë dy vendet e para dhe për ato që kërkojnë t’i ikin fundit!  E veçanta është se, dy skuadrat: KEK-u dhe Vushtrria, kërkojnë me ngulmë rikthimin në elitë.

Vushtrria është në vend të dytë me 34 pikë apo me 9 fitore, 7 barazime e 1 humbje, pesë me pak se KEK-u (11 fitore e 6 barazime, pa humbje). Mbrojtësi vushtrrias, Amir Prishtina, beson te skuadra e tij, se ka forcë për të arritur qëllimin, megjithëse do t’i presin sfida të vështira, për shkak se edhe Ballkani, Onix e Ferizaj pretendojnë dy vendet e para.

“Synimi ynë kryesorë është inkuadrimi në Superligë. Besoj që kemi me arritur këtë synim sepse ekipi është solid e me lojtarë me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës”, tha Prishtina për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Prishtina ka shënjestruar tri skuadra që mund të jenë të denjë në luftë për dy pozitat e para: “Besoj se KEK-u, Vushtrria, Ballkani, janë tri ekipe që do të luftojnë, nëse shikojmë potencialin që kanë”.  Ai e ka lavdëruar Labinot Osmanin, i cili e bën diferencë: “Ne e kemi në ekip kapitenin Labinot Osmanin, një sulmues që ka kualitet të madh, i cili pa problem mundet me luajtur në çdo ekip të Superligës. Megjithatë janë edhe disa sulmues tjerë në Ligën e Parë që munden me qenë me...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat