Ndërron jetë veprimtari sportiv i Kosovës

Futboll

Ndërron jetë veprimtari sportiv i Kosovës

Më: 12 janar 2018 Në ora: 11:44
Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës dhe opinioni sportiv e më gjerë, është i pikëlluar me vdekjen e veprimtarit të futbollit, Faruk Raka. “Lajmi për vdekjen e Faruk Rakës na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Kontributi i Faruk Rakës, ishte i madh në futbollin e Kosovës. I ndjeri ka qenë pjesë e organeve të FFK-së duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Ishte njeri i vyeshëm, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.  Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me pietet.

Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni sa më lehtë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Fadil Vokrrit, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat