Sanchez refuzon Unitedin

Futboll

Sanchez refuzon Unitedin

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:38
Alexis Sanchez

Sulmuesi kilian dëshiron kalimin te Manchester City.

Alexis Sanchez është duke u kërkuar nga dy skuadrat e qytetit të Manchesterit, pasi largimi i tij nga Arsenali tanimë duket i pashmangshëm.

Prej kohësh për kilianin është duke u interesuar Manchester City, por dje është raportuar që edhe United është futur në garë për të.

Madje, ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të paguajnë të njëjtën shumë sikurse City prej 25 milionë eurosh, por në këtë transferim mund ta përfshijnë edhe Henrikh Mkhitaryan.

Sipas ‘The Sun’, Sanchez ia ka bërë me dije Unitedit që nuk dëshiron të shkojë në Old Trafford, pasi dëshira e tij është të luajë me Cityn.

Bisedimet mes palëve po vazhdojnë edhe më tutje, ku Arsenali kërkon së paku 35 milionë euro, derisa lojtari ka marrëveshje personale me Cityn, për një kontratë ku ai do të përfitojë 275.000 funte në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat