Shikoni sa shumë ka ndryshuar Kelmendi i gjeneratës së artë të Prishtinës

Futboll

Shikoni sa shumë ka ndryshuar Kelmendi i gjeneratës së artë të Prishtinës

Më: 12 janar 2018 Në ora: 15:42
Sahit Kelmendi

Sahit Kelmendi i takon gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina. Ai ka qenë pjesë e periudhës së artë të klubit bardhekaltër kur ishte pesë vite rresht (1983-88) në Ligën e Parë të shtetit që nuk ekziston, Jugosllavia. Kelmendi luante përkrah Fadil Vokrrit, vëllezërve Fadil e Xhevdet Muriqi, Kujtim Shala, Zoran Batroviqi, Mensur Nexhipi, Rifat Mehinoviqi, Shefqet Sinani, Abdyl Bellopoja, Skënder Shengyli, Agim Cana, Rafet Prekazi, Arbnor Morina, Shukri Paçarada, Afrim Tovërlani, Neshet Zhaveli, Rade Zalladi, Faton Domi (i ndjeri), Favzi Rama (i ndjeri), Muharrem Sahiti, Fahredin Duraku, Sadik Rrahmani, Gani Llapshtica, Muhamed Kolenoviqi, Stoimir Urosheviq, Dragan Lepenica, Zoran Lemajiq, Isa Sadriu, Sllavko Kuzeleviq, etj.

Image

Sahit Kelmendi, në mes

Një foto e postuar nga gjyqtari i mirënjohur Genc Nuza, shihet në mes Sahit Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat