Llapi që nga 5 janari po vazhdon përgatitjet intensive për pjesën e dytë të kampionatit që do të nisë në mesin e muajit shkurt.
Me punën dhe seriozitetin që po tregojnë lojtarët edhe në kushtet të tilla atmosferike, i kënaqur është shprehur trajneri Tahir Batatina.
Batatina ka theksuar se Llapi ka synim të qartë, daljen në Evropë përmes kampionatit ose Kupës.