Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin

Futboll

Spekulohet se Aubameyangu ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin

Më: 17 janar 2018 Në ora: 00:13
Pierre-Emerick Aubameyang

Arsenal është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang, pasi klubi dhe lojtari janë marrë vesh për kushtet personale të sulmuesit.

Topçinjtë nuk duan ta lejojnë largimin e Alexis Sanchezit (i cili tash është pranë Manchester Unitedit) pa gjetur një zëvendësim.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit mungoi në ndeshjen kundër Wolfsburgut dhe mediat gjermane filluan të spekulonin se ka kërkuar të largohet nga Bundesliga.

Në ndërkohë është raportuar se Arsenali ia ka ofruar BVB-së 34 milionë euro dhe Olivier Giroud për lojtarin 28 vjeçar.

Futbollisti nga Gaboni nga ana e tij dëshiron të kalojë te Topçinjtë, ndërsa The Mirror raporton se ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin.

Klubi anglez nuk i ka mohuar spekulimet rreth interesimit për Aubameyang, i cili mund të bëhet njëri prej lojtarëve më të paguar në Emirates.

Në rast të kalimit të Alexisit në Old Trafford, pritet që Henrikh Mkhitaryan të kalojë në Emirates.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat