Në ditën e të dashuruarve hapet stinori pranveror në Kosovë në futboll

Futboll

Në ditën e të dashuruarve hapet stinori pranveror në Kosovë në futboll

Nga: K.G. Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:48
Pamje nga një ndeshje

Zyra e Federatës së Futbollit të Kosovës, bëri të ditur se stinori pranveror nisë me garat e Kupës së Kosovës përkatësisht me 14 shkurt, ndërsa tri ditë më vonë edhe i Superligës së Kosovës. “Komisioni i Garave ka përcaktuar datat e ndeshjeve të stinorit pranveror. Ndeshjet e rrethit të katërt të Digitalb Kupës, të cilat do të zhvillohen më 14 shkurt do ta çelin perden e stinorit pranveror, derisa më 17 e 18 shkurt do të vazhdojnë garat në Vala Superligën e Kosovës me ndeshjet e javës së 19-të. Me 7 mars luhet çerekfinalja e Digitalb Kupës së Kosovës”, bëhet e ditur mes të tjera nga FFK. Me 14 shkurt kur hapet perdja e stinorit pranveror, është edhe dita e të dashuruarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat