Dzeko në Premier League

Futboll

Dzeko në Premier League

Më: 17 janar 2018 Në ora: 17:42
Edin Dzeko

Futbollisti bosnjak Edin Dzeko mund të rikthehet në Premier League pas dy sezonesh në Serinë A me Romën. Mediat britanike bëjnë me dije se skuadra kampione e Chelsea po mendon të rikthejë në Premier sulmuesin 31-vjeçar. Trajneri Antonio Conte beson se boshnjaku është njeriu i duhur për sulmin e “bluve” të Londrës, ndaj janë gati të marrin shtatlartin 1.93 metra i gjatë.

Dzeko vlerësohet 25 milionë euro dhe mund të vijë në Londër që në merkaton e dimrit, duke parë se Chelsea është në kërkim të një sulmuesi, pasi Michy Batshuayi nuk po bind në atë rol dhe pritet të largohet. Problem mbetet Roma, që nuk kërkon të heqë dorë kollaj nga sulmuesi kryesor. Dzeko ka luajtur në Angli në sezonet 2011-2016 me skuadrën e Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat