Përlot shikuesit italianë

Futboll

Përlot shikuesit italianë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:19
Gonzalo Higuain

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ishte i ftuar në emisionin italian “C’e posta per te”, ku ka befasuar një fansin e tij, Luixhi. Në studio kanë qenë prindërit e Luixhit, që kanë treguar historinë e dhimbshme të humbjes së djalit të tyre 17-vjecar, Salvatore, i cili po ashtu ishte tifoz i çmendur i Pipitas.

Higuain u shfaq në studio duke emocionuar jo vetëm fëmijën, por edhe spektatorët në sallë dhe teleshikuesit. Edhe vetë sulmuesi i Juves e pati të vështirë të kontrollonte lotët.  Ai në fund i dhuroi atij dy bileta për në Nju Jork, vend të cilin kishte pasur dëshirë ta vizitonte Salvatore.

“Me këto dy bileta do shkosh së bashku me bashkëshorten tënde në Nju Jork, dhe kështu do të keni me vete edhe vëllain tuaj të ndjerë”, iu drejtua ai Luixhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat