Pasi që babai i tij zbuloi interesimin që ai të kaloi te Real Madridi, anësori i Chelseat Eden Hazard i parandaloi ato sugjerime duke pohuar se është i koncetruar në vetëm një skuadër, pra skuadrën e tij momentale Chelsea.
Momenti kontravers erdhi pas babai i tij dha një intervistë për një gazetë belge në dhjetor, raporton “Marca”.
Gjatë asaj kohe, ai i sugjeroi djalit të tij që të mos rinovojë kontratën me Chelsean, sepse do të vijë një ofertë nga Real Madridi.
“Ai më tha gjëra të këqija, unë jam i fokusuar vetëm që të luaj te Chelsea. Kanë mbetur edhe dy vjet në përfundim të kontratës dhe jam i lumtur këtu. Unë e kam thënë dhjetë herë se dëshirojë ta përfundojë njëherë sezonin pastaj do të shohim”.