Fjala e Gattusos

Futboll

Fjala e Gattusos

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:46
Gattuso

Pas fitores 2:1 ndaj Cagliarit që përkon të jetë e dyta rradhazi për Milanin, sukses që i rendit kuqezinjtë në vendin e 7 dhe i afron më shumë me kompeticionet europiane trajneri Gattuso shfaqet më i qetë  duke shijuar këtë moment pozitiv.

“Shpresoj që të përmirësohemi akoma më shumë sepse në jetë ka gjithmonë për të mësuar. Uroj të vijoj qëndrimin tim në këtë klub që ka qënë gjithnjë shtëpia ime. Për momentin prioritet mbetet ngjitja e kësaj skuadre në nivelet më të larta duke e kthyer Milanin në një skuadër solide. Lidhur më të ardhmen time dëshira ime më e madhe është që të arrij maksimumin me këta lojtarë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat