Memushaj: Nuk dua të dal gënjeshtar

Futboll

Memushaj: Nuk dua të dal gënjeshtar

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:53
Ledian Memushaj

Mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj, ka folur për të ardhmen e tij menjëherë pas ndeshjes Bologna-Benevento. Futbollisti i Beneventos,  u pyet për të ardhmen e tij, teksa ditët e fundit është folur shumë për një transferimit të Bari në Serie B. “Unë nuk di asgjë për këto gjëra, nuk më interesojnë.

Dëshiroja shumë të bëja një ndeshje të madhe ndaj Bolognas dhe të merrnim rezultat të mirë, por gjatë ndeshjes hoqëm dorë. Për afatin kalimtar flitet shumë, por që një marrëveshje të arrihet duhet të jenë dakord tre palë. Nuk dua të dal gënjeshtar, ndoshta qëndroj, por edhe mund të largohem”, ka thënë Memushaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat