Ish futbollisti i Milanit, merr zyrtarisht postin e presidentit të shtetit

Futboll

Ish futbollisti i Milanit, merr zyrtarisht postin e presidentit të shtetit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:42
George Weah

Ish ylli i Milanit George Weah është bër zyrtarisht si Presidenti i Liberisë, duke e përshkruar atë si "një ndjenjë si asnjë tjetër".

Fituesi i Topit të Artë mundi Joseph Boakain në një balotazh, duke marrë 61.5 për qind të votave më 26 dhjetor.

"Kam kaluar shumë vite të jetës sime në stadiume, por sot është një ndjenjë si asnjë tjetër", tha Weah në inaugurimin e tij, siç raportohet nga BBC News.

"Unë premtoj të jem president i ndryshimeve pozitive. Ne i detyrohemi qartësisë morale të qytetarëve tanë për çështje themelore duke përfshirë liritë qytetare dhe llogaridhënien e burimeve kombëtare. Mandati im popullor është një mandat për t'i dhënë fund korrupsionit". u shpreh Weah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat