Shikueshmëri e çmendur, Sllatina e poshtme kampione

Futboll

Shikueshmëri e çmendur, Sllatina e poshtme kampione

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:28
Pamje nga atmosfera e çmendur

Interesim i madh i shikuesve, emocione të pakufishme në “Miros Liga Total Pozheran” në futboll të vogël. Brenda ambientit sportiv në Pozheran nuk kishte vend as për gjilpërë nga numri i madh i shikuesve, nga atmosfera e zjarrtë, por shumë herë edhe të mbërthyer nga ethet e epilogut!  Të pranishëm nga të gjitha shtresat, në anën tjetër lojë e gola.

Spektakël i futbollit të vogël që rrallë shihet jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtetet e rajonit.  Përfundoi finalja e madhe në Miros Liga Total Pozheran, ku skuadra e FC Sllatina Poshtme u shpall kampion i edicionit te 4 -të të kësaj lige, pasi që mundi 4:2 Fc Alba Petrol.

Image

Ishte një organizim i paparë deri me tani në terrene të futbollit të vogël, ku ishte meritë e prof. Rrahman Kurti. Po ashtu në këtë finale përformoi edhe Freestajleri më i mirë shqiptar Fabian Duro që mahniti të pranishmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat