Kërçeli: Shpresojmë të adaptohet përforcimi i ri

Futboll

Kërçeli: Shpresojmë të adaptohet përforcimi i ri

Nga: K.G. Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:05
Amit Guluzade

Futbollisti azerbajxhanas, Amit Guluzade, ka përforcuar radhët e Dritës nga Gjilani, e cila mëton titullin e kampionit në elitë. Skuadra gjilanase ka zyrtarizuar përforcimin e ri, i cili para tetë viteve ka pasur edhe tri paraqitje për kombëtaren e Azerbajxhanit. 25-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit dhe një periudhë ka luajtur edhe për Erciyessporin nga Turqia, Atleticon në Portugali dhe Larissan në Greqi. “Kemi shikuar ndeshjet e tij përmes CV-së dhe po shpresojmë që shpejt ka mu adaptuar, si dhe me i arritur qëllimet e klubit”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Fisnik Kërçeli, drejtori sportiv në klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat