Selmani, kryetrajner i ri i Vllaznisë

Futboll

Selmani, kryetrajner i ri i Vllaznisë

Nga: Aziz Zuka Më: 25 janar 2018 Në ora: 16:13
Selmani në mes

E pati nisur me Sallah Sherifin dhe pak para fillimit të kampionatit Vllaznia e Pozharanit angazhoi Bekim Isufin në postin e kryetrajnerit, kurse klubi pozharanas kurrsesi nuk po e gjente vetën në elitën e futbollit të Kosovës. E sollën në ekip edhe Bylbyl Sokolin, por klubi gjelbër e kuq nga Pozharani nuk i iku dot fundit, andaj pak para Vitit të Ri, Vllaznia e Bylbyl Sokoli ndanë rrugët. Vllaznia ka nisur të riorganziohet dhe së fundi ka gjetur edhe kryetrajnerin e ri, ky është Agron Selmani, trajner me përvojë që ka udhëhequr disa klube. Selmani është prezantuar në ekipin e Vllaznisë dhe atë e pret një detyrë e vështirë në kampionat, ngase Vllaznia renditet e fundit dhe mëton që së paku të kap barazhin, pasi që për këtë pozitë shpreson se do ia dal. Të kujtojmë se së fundit Selmani ishte kryetrajner I Flamurtarit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat