Liverpool-Tottenham, “Të Kuqtë” duan 3 pikët dhe 1 hakmarrje - Bota Sot
Liverpool-Tottenham, “Të Kuqtë” duan 3 pikët dhe 1 hakmarrje

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Liverpool-Tottenham, “Të Kuqtë” duan 3 pikët dhe 1 hakmarrje

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 10:02
Liverpool-Tottenham

Liverpool është turpëruar nga Tottenham në ndeshjen e luajtur mes këtyre në fazën e parë të kampionatit, me “Spurs” që kanë fituar 4-1. Ajo ka qenë edhe fitorja e parë e Tottenham kundër Liverpool që nga nëntori i 2012-ës dhe më e thella kundër “Të Kuqvë” që nga shtatori i 2011-ës. Gjithsesi, historia është në favor të “Të Kuqve”, të cilët kanë regjistruar 80 fitore, 41 barazime dhe 48 humbje kundër londinezëve. Të dielën, në orën 17:30, do të zhvillohet sfida e radhës mes këtyre dy ekipeve.

Hera e fundit që Tottenham ka arritur të fitojë të dy ndeshjet e kampionatit kundër Liverpool ka qenë maji i 2011-ës, kur “Spurs” janë larguar me tri pikët nga “Anfield”. Ajo ka qenë edhe fitorja e vetme e Tottenham në 20 vizitat e fundit të bëra në shtëpinë e Liverpool. Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit që janë zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në “Anfield”, Liverpool ka realizuar dy ose më shumë gola kundër Tottenham.

Dy yjet e këtyre dy skuadrave, Mohamed Salah dhe Harry Kane, janë në garë për titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit. Anglezi kryeson me 21 realizime, dy më shumë se egjiptiani. Ndërkohë, Lucas Moura, blerja e fundit e londinezëve, mund të bëjë debutimin e tij në Premier League. Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, Liverpool ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Tottenham në të gjitha kompeticionet. Por londinezët janë të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test