Se futbolli në Kosovë është vatër çudirash, këtë e kemi ditur moti.
Mirëpo, deri më tani nuk na ka rastisur të shohim futbollistë duke u ndërruar në tribuna.
E një skenë të tillë e kanë dhuruar sot stërvitjet e skuadrës së Arbërisë, që garon në Ligën e Dytë.
Futbollistët janë ndërruar në tribunën qëndrore, para fillimit të stërvitjes.
Një gjë e tillë shihet në fotot e publikuara nga faqja zyrtare e klubit.
Komike?Jo. E dhimbshme dhe katastrofale.