Alexis Sanchez thyen rekordet e Manchester Unitedit me shitje të fanellës - Bota Sot
Alexis Sanchez thyen rekordet e Manchester Unitedit me shitje të fanellës

Futboll

E premte, 25 maj 2018

Alexis Sanchez thyen rekordet e Manchester Unitedit me shitje të fanellës

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:09
Alexis Sanchez

Shitjet e fanellave të Alexis Sanchezit e kanë thyer rekordin e mëparshëm të Manchester Unitedit, pas transferimit të tij nga Arsenali në janar, ka thënë sot nënkryetari ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward.

Sanchez nënshkroi për Unitedin pas një marrëveshjeje për shkëmbim, në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi në Arsenal gjatë afatit kalimtar dimëror.

Ndikimi komercial i kilianit 29-vjeçar ka qenë i menjëhershëm.

“Alexis Sanchez ka vendosur rekord të ri të transferimeve të janarit sa i përket shitjeve të fanellës. Ai ka vendosur një rekord tri herë më të lartë se ai i mëparshmi”, ka shpjeguar Woodward.

Ai nuk ka dhënë detaje se sa fanella të Sanchezit janë shitur saktësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test