Kundërshtari kafshon Liridon Krasniqin, ky i fundit e godet

Futboll

Kundërshtari kafshon Liridon Krasniqin, ky i fundit e godet

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:31
Pamje nga ndeshja

Liridon Krasniqi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij Kedah FA.

Futbollisti nga Kosova u ndëshkua me të kuq në minutën e 80’të pasi goditi kundërshtarin.

Sipas mediave nga Malajzia, lojtari i ekipit Perak e kafshoi lojtarin kosovar në stilin e Luis Suarezit.

Kartoni i kuq ndikoi shumë në këtë ndeshje, pasi skuadra e Kedah u mposht 1 me 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat