Legjenda e futbollit anglez, Sol Campbell është afër ta provojë aventurën e trajnerit.
Ish-lojtari i Arsenalit, është në bisedime me ekipin Oxford United.
43-vjeçari e mbylli karrierën në vitin 2011 te klubi i Newcaslte United. Ai mund ta filloj aventurën si trajner së shpejti.
Oxford është në vendin e 10’të në Ligën e Dytë të Anglisë.
Kujtojmë se Campbell përveç Newcaslte dhe Arsenal, luajti edhe për klube, Tottenham, Portsmouth dhe Notts County.