Sulmohet autobusi i lojtarëve të Barcelonës - Bota Sot
Sulmohet autobusi i lojtarëve të Barcelonës

Futboll

E hënë, 21 maj 2018

Sulmohet autobusi i lojtarëve të Barcelonës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:08
Pamje nga autobusi i sulmuar

Autobusi i lojtarëve të Barcelonës është sulmuar mbrëmë rrugës duke u kthyer në aeroport pas fitores ndaj Valencias dhe kalimit në finale të Kupës së Mbretit.

Përkrahësit e Valencias, të cilët i kishin mbushur rrugët përreth Mestallas, hodhën një objekt në drejtim të autobusit me të cilin lojtarët e Barcelonës po largoheshin nga stadiumi, raportojnë mediat spanjolle.

Besohet se objekti me të cilin u gjuajt autobisu ishte mbushës telefoni. Personi që e ka hedhur atë është kapur menjëherë dhe është dërguar në mbajtje.

Autobusi përfundimisht mbërriti në aeroportin Manises dhe lojtarët e Barçës janë kthyer në shtëpitë e tyre të padëmtuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test