“Real Madridi vazhdon të jetë ekipi më i mirë në botë”

Futboll

“Real Madridi vazhdon të jetë ekipi më i mirë në botë”

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 08:46
Unai Emery

PSG nuk do ta nënçmojë Madridin, pavarësisht formës së dobët këtë sezon. Emery beson se ata janë edhe ekipi më i mirë në botë.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, insiston se Real Madrid është ende ekipi më i mirë në botë, pavarësisht formës së dobët këtë sezonë.

Liderët e Ligue 1 do të takohen me ekipin e Zinedine Zidane në 1/16 të Champions League, në një kohë kur Madridi është ‘krizë’.

Por, Emery thotë se nuk duhet nënvlerësuar Madridi, që është 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga – sepse ata kanë lojtarë në skuadër që mund të zgjidhin ndeshjen në vetëm një moment.

“Aktualisht, Real Madridi është ekipi më i mirë në botë, duke u bazuar në numrin e trofeve të fituar dhe fakti se kanë lojtarët më të mirë në skuadër”, u shpreh Emery.

“Cristiano Ronaldo është shembull. Në ndeshje të mëdha, lojtarët më të mirë shfaqen. Ata kanë këso lloj lojtarësh, por edhe ne”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat