Llapi-Prishtina, finale para finales

Futboll

Llapi-Prishtina, finale para finales

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:10
Pamje nga një ndeshje

Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës dhe pa dyshim se sfida që spikat më së shumti është përballja mes kampionit vjeshtor Llapit nga Podujeva dhe skuadrës me renome Prishtina. Llapi-Prishtina është finale para finales, sepse do të takohen dy skuadrat që kanë lojtarë të dëshmuar në mesin e tyre.

Në takimin tjetër, Drita nga Gjilani do të takohet ne Vëllaznimin, kurse Gjilani sfidohet nga Vushtrria. Në çerekfinale takohen: Llapi-Prishtina, Drita-Vëllaznimi, Gjilani-Vushtrria. Drenica pa lojë në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat