Brazili përfaqësuesja e parë që i zbulon 15 emra të futbollistëve për Botëror

Futboll

Brazili përfaqësuesja e parë që i zbulon 15 emra të futbollistëve për Botëror

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:21
ilustrim

Kur duhen edhe pak më shumë se 4 muaj nga starti i finaleve të Botërorit të Brazilit, trajneri Tite e ka zbardhur që tani skuadrën me të cilin do të udhëtojë drejt Rusisë.

Në një intervistë për UOL Esporte, trajneri i përfaqësueses braziliane ka zbuluar pjesën më të madhe të futbollistëve që ai do të grumbullojë, më saktë ai ka të sigurt 15 emra prej tyre.

Të cilët janë: Alisson, Daniel Alves, Thiago Silva, Marquinos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Fernandinho, Renato Augusto, ëillian, Paulinho, Coutinho, Neymar, Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino.

Brazili shihet si një prej skuadrave favorite për finalet e Botërorit që starton në ditët e para të qershorit, si skuadra që arriti e para kualifikimin nga Amerika Jugore. Nën drejtimin e trajnerit Tite, Brazili kërkon të ndryshojë imazhin e shëmtuar që krijoi 4 vjet më parë, kur u poshtërua nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat