Genoa-Inter, zikaltrit s’fitojnë në Genoa prej 7 vitesh

Futboll

Genoa-Inter, zikaltrit s’fitojnë në Genoa prej 7 vitesh

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 07:34
Ilustrim

Inter ka arritur të kthehet te fitorja në javën e fundit të kampionatit italian, por do të ketë një sfidë të vështirë në fushën e Genoa-s të shtunën në mbrëmje.

Pasi e ka kaluar pjesën e parë të sezonit në zonën e rënies nga kategoria, Genoa ka gjetur rrugën e duhur dhe me vetëm dy humbje në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit (4 fitore, 1 barazim) ata kanë shkuar 10 pikë larg vendit të tretë nga fundi i klasifikimit.

Inter, nga ana tjetër, ka qenë mes ekipeve favorite për të fituar titullin në këtë sezon, por gjithçka është përmbysur në harkun e dy muajve. Një ecuri prej tetë ndeshjesh pa asnjë fitore (6 barazime, 2 humbje) është ndërprerë fundjavën e kaluar me një sukses 2-1 të arritur kundër Bologna-s. Pavarësisht nga kjo, zikaltrit rrezikojnë akoma të mbeten jashtë katër vendeve të para.

Ndërkohë, ecuria negative e Genoa-s në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi (2 barazime, 7 humbje), vetëm Verona dhe Benevento kanë një ecuri më të keqe në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi.

Ata do të përballen me një Inter që ka humbur vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në transfertë (5 fitore, 5 barazime). Por Genoa ka fituar katër takimet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi kundër Inter, që ka shënuar vetëm dy gola në ato takime.

Shifra dhe Fakte
– Katër nga pesë golat e fundit të Genoa-s janë shënuar pas minutës së 80-të.
– Që nga momenti që trajneri Ballardini ka marrë drejtimin e skuadrës, vetëm Juventus dhe Napoli (31 pikë) kanë grumbulluar më shumë pikë se Genoa (21).
– Inter nuk fiton në fushën e Genoa-s që nga dhjetori i vitit 2011-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat