Madridi nuk është i interesuar për Pogban

Futboll

Madridi nuk është i interesuar për Pogban

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:41
Pogba

Vetëm thashetheme, kështu i ka quajtur Sky Sport raportimet për interesimin e Madridit për Pogban.

Pavarësisht raportimeve se Real Madridi po e monitoron Paul Pogban, ylli i Manchester United nuk është synimi i Los Blancos, raporton Sky Sports.

Mesfushori francez ka humbur formën në ndeshjet e fundit, për diçka që u kritikua edhe nga Jose Mourinho, dhe ka spekulime se mund të largohet gjatë verës, diçka që e mohoi kategorikisht trajneri portugez – duke thënë se “së bashku do të gjejmë Pogban e vjetër”.

Sido që të jetë, Pogba nuk është prioritet i Florentino Perez, që preferon Eden Hazardin, teksa raportohet se njëri nga Thibaut Courtois ose David de Gea do ta veshë fanellën e Los Blancos.

Që nga transferimi nga Juventusi në vitin 2016, Pogba ka bërë 74 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke realizuar 12 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat