E pranon Spalletti: Jemi në një moment shumë të ndjeshëm

Futboll

E pranon Spalletti: Jemi në një moment shumë të ndjeshëm

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 11:34
Luciano Spalletti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e pranon se skuadra e tij është në një moment të ndjeshëm dhe po e kanë problem që t’u kthehen ndeshjeve të mira

Inter u është kthyer humbjeve në Serie A, pas humbjes së mbrëmshme nga Genoa në udhëtim me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes trajneri Luciano Spalletti tha se autogoli ndijoi në lojën e tyre.

“Në pjesën e parë nuk kishte shumë kualitet, por ndeshja ishte e balancuar. Ne po prisnim që të ngrisnim tempon dhe pastaj autogoli ndryshoi gjithçka”, tha Spalletti pas ndeshjes për Mediaset Premium.

“Jemi në një moment të ndjeshëm dhe kjo po na e bën të vështirë të kthehemi. Ne duhet të besojmë në potencialin tonë, pasi nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet të besojmë se mund të kthehemi në pozitat e larta në tabelë dhe të qëndrojmë atje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat