Gjimshiti më i mirë se Ajeti

Futboll

Gjimshiti më i mirë se Ajeti

Nga: K.Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:55
Berat Gjimshiti

Benevento arkëtoi tri pikë të shpresës së madhe në duel me Crotonen, duke e mundur me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 25-të të Serie A në futboll. Berat Gjimshiti u paraqit standard për Beneventon, dhe Arlind Ajeti deri në minutën e 57-të për Crotonen. Për vendasit shënuan: Sandro (37'), Viola (65') e Diabate (89') dhe për mysafirët: Crociata (11') e Benali (73').  Benevento është në vend të fundit me 10 pikë, ka 11 me pak se Crotone që renditet në pozitën e 17-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat