Lenjani triumfon kundër Kolollit e Zeqirit në Zvicër

Futboll

Lenjani triumfon kundër Kolollit e Zeqirit në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:13
Ermir Lenjani me shokë

Ermir Lenjani me Sionin fituan tri pikë të rëndësishme në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit zviceran.

Sion para shikuesve të vet ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Lausannes. Ermir Lenjani u paraqit standard, duke luajtur rol të rëndësishëm në tri pikët që fituan ndaj rivalit. Benjamin Kololli luajti titullar për Lausannen dhe Andi Zeqiri u paraqit nga minuta e 79-të.

Për vendasit shënuan: Rochat (3'-autogol), Schneuwly (16') e Adryan (90+4') dhe për mysafirët: Enzo (39') pas asistimit të Kolollit. Sioni është në vend të fundit (i 10-ti) me 20 pikë, kurse Lausanne dy pozita me lartë me 25 sosh pas 22 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat