Ter Stegen: Barça, më e fortë pa Neymarin

Futboll

Ter Stegen: Barça, më e fortë pa Neymarin

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 20:11
Ter Stegen është në superformë këtë sezon (Getty Images)

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen beson se skuadra e tij është më e fortë që nga largimi i Neymarit në Paris Saint-Germain verën e kaluar.

Ylli brazilian u largua nga Camp Nou për një rekord botëror për 222 milionë euro gjatë verës së kaluar, por Barça mbetet e pamposhtur në krye të La Ligas dhe tashmë gjendet në finalen e Copa del Rey këtë sezon.

Megjithatë, portieri gjerman i katalunasve, Ter Stegen mendon se Barcelona është me e fortë edhe pse ka humbur një lojtar aq të rëndësishëm si Neymar.

“Ju nuk mund të shpjegoni cilësinë e Neymar, sepse ai ishte aq i rëndësishëm për ne si një person dhe si një futbollist”, tha Ter Stegen në një intervistë me ESPN.

“Tani, të gjithë duhet të kuptojnë atë që ai e bëri, sepse ndoshta ai dëshiron të fitojë diçka tjetër, edhe personalisht”.

“Vendimin i tij vetëm ai e di, por në fund ne kishim për të kompensuar të gjithë këtë dhe kjo nuk është e lehtë sepse ai kishte aq shumë cilësi, por ne e bëmë atë në një mënyrë të ndryshme dhe tani kemi një ekip shumë, shumë të fortë”.

“Unë mendoj se kemi disa lojtarë të rinj që na kanë bërë edhe më të fortë dhe shpresojmë që ata të ndihen mirë dhe të rehatshëm në ekip dhe të përshtaten shumë shpejt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat