Ernest Gjoka: “Fitore me çdo kusht, historiku jo domethënës”

Futboll

Ernest Gjoka: “Fitore me çdo kusht, historiku jo domethënës”

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 08:33
Ernest Gjoka

Njëlloj sikurse supersfida mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për vendin e tretë, edhe përballja direkte mes Vllaznisë dhe Teutës mund të përcaktojë jo pak, por fatin ekipit që mund të shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë. Pikërisht në vigjilje të kësaj përballje të nxehtë, trajneri i ekipit shkodran, Ernest Gjoka ka folur për situatën në kampin kuqeblu dhe vlerat e takimit. Sipas teknikut Gjoka, kjo është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht, pavarësisht lojës së bukur, ose jo.

“E rëndësishme është që të arrijmë fitoren. Këto janë ndeshje që duhen fituar me çdo kusht, nuk ka rëndësi me lojë të bukur apo e fituar. Të gjitha ndeshjet për ne janë jetike për momentin ku ndodhemi. Në këtë moment nuk e mendoj historikun e kësaj përballje, sepse në futboll gjithçka ecën shpejt dhe duhet të shohim përpara. I kemi mundësitë dhe nëse do të jemi të qetë dhe agresivë, do të shikojmë një Vllazni tjetër. Ajo që më shqetëson më shumë, është fakti që nuk po arrijmë t’i japim ngrohtësi dhe kënaqësi tifozëve. Po mundohemi shumë t’i japim kënaqësi qytetit dhe tifozëve, në mënyrë që ata të ndihen krenar. Besoj dhe uroj që së bashku çdo gjë do të jetë ndryshe dhe në fund do të dalim të gëzuar”, deklaroi tekniku i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat