Fabregas mohon krizën te Chelsea, por dorëzon titullin…

Futboll

Fabregas mohon krizën te Chelsea, por dorëzon titullin…

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:20
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas ka mohuar se Chelsea është në krizë përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Barcelonën, duke pretenduar se shokët e tij të ekipit janë duke injoruar negativitetin e tanishëm, që synon drejt klubit. Antonio Conte u përball me spekulime se do të humbiste punën e tij pas disfatave në Premier League. Fabregas, nga ana e tij, beson se sezoni i ekipit të tij nuk ka qenë aq i keq. “Unë nuk mendoj kështu, që të jem i sinqertë, – tha Fabregas për “Goal”, kur u pyet nëse lojtarët janë prekur. – Mendoj se jemi të gjithë lojtarë profesionistë. Spekulimet rreth nesh nuk do të mungojnë, sepse luajmë për një klub të madh futbolli. Gjithmonë do të ketë thashetheme dhe gjëra për t’u thënë. Ne vetëm përqendrohemi te futbolli dhe në lojën tonë. Në futboll jeni më të mirët pas fitores dhe, nëse humbisni, bëheni më të këqijët. Nuk ka asnjë pikë të mesme në futboll; ose jeni më të mirët, ose jeni të këqij.

Vetëm duhet të përqendrohemi në punën tonë, të jemi mirë çdo tri ditë, të konkurrojmë si duhet dhe pastaj të flasin rezultatet. Ndoshta kemi luftuar pak këtë vit, por mendoj se kemi luajtur mirë. Ndoshta jo në nivelin tonë maksimal, ose nivelin që kemi treguar vitin e kaluar, por është ende një sezon i mirë. Jemi në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, tri pikë larg Manchester Unitedit, që është i dyti në Premier League. Arritëm në gjysmëfinalen e “Kupës Carabao”. Pra, nuk mund të thoni se është një sezon mesatar, apo i keq; është një sezon i mirë. Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të luajë mirë dhe të rritet përsëri. Të kthehemi te besimi, sepse muaji dhe gjysma e ardhshme, dy muaj, nëse shikoni kalendarin tonë, janë shumë të vështirë dhe do të kemi nevojë për çdo lojtar të vetëm në dispozicion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat