Tottenham refuzon 200 milionë euro nga Real Madridi për Kane - Bota Sot
Tottenham refuzon 200 milionë euro nga Real Madridi për Kane

Futboll

E mërkurë, 19 shtator 2018

Tottenham refuzon 200 milionë euro nga Real Madridi për Kane

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:16
Harry Kane

Harry Kane, sulmuesi i Tottenham, është objektivi kryesor për sulmin, të cilin e dëshiron Real Madridi për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi anglez përbën prioritet për “Los Blancos”, të cilët duan t’u japin fund vështirësive të shkaktuara nga mungesa e shënimit prej Karim Benzema. Ky i fundit do të largohet nga ekipi madrilen, nëse Florentino Perez e bindur presidentin e Tottenham, Daniel Levy, për ta shitur yllin e tij. Ky është një objektiv, për të cilin Real Madridi ka nisur punën, madje ka propozuar një ofertë për klubin e Londrës për Kane prej 200 milionë eurosh, e ndarë në një normë fikse prej 175 milionë eurosh plus 25 milionë euro në formë variablash.

Ky kontakt i parë është refuzuar nga presidenti i klubit anglez, me një “kurrë” të plotë, në synimin për të mos e lënë futbollistin e tij të largohet. Një ofertë, që vijon për herë të tretë mes dy klubeve, pas transferimit të Modric dhe më pas të Gareth Bale në “Bernabeu”. Daniel Levy është një negociator i paimagjinueshëm, me të cilin Florentino Pérez mban marrëdhënie të mira. Përgjigjia qëndron te vetë lojtari, i cili do të shikonte me sy të mirë ndryshimin e objektivit të “Spurs” për Real Madridin. Në moshën 24-vjeçare, ai nuk ka ndonjë ngut, por Kane nuk dëshiron të humbasë trenin e Real Madridit, që të ndjekë hapat e Modricit dhe Bale, të cilët ndryshuan ekipet dhe fituan tre Champions me të bardhët.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test