Real dhe Barcelona në mesin e skuadrave të përfshira për trukime në Spanjë - Bota Sot
Real dhe Barcelona në mesin e skuadrave të përfshira për trukime në Spanjë

Futboll

E diel, 24 qershor 2018

Real dhe Barcelona në mesin e skuadrave të përfshira për trukime në Spanjë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 20:44
Real Madrid dhe Barcelona

Skuadra e dytë e Real Madrid, Castilla si dhe Barcelona B janë mes skuadrave që dyshohen se në 3 sezonet e fundit kanë manipuluar rezultatet

Njësia për Krimin e Specializuar në Spanjë formalizoi dhe një listë me ndeshjet e dyshuara, ndërsa ndaloi në operacionin e saj 28 persona në Extremadura, në Andaluzi, në Murcia dhe Katalonjë.

Ndeshjet e dyshuara ishin raportuar më parë nga “Federbet” dhe përfshinte 51 përballje. Mes tyre janë dhe sfida të luajtura nga Real Madrid Castilla dhe Barcelona B.

Sipas analizës së bërë përmes koefiçentëve dhe basteve është manipuluar në shumë raste sasia e golave, minuta e shënimit dhe rezultati final. Kjo bëhej përmes rrjeteve ilegale të basteve, me bazë në Azi.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test