Mourinho: Sanchez erdhi te United për Ligën e Kampionëve

Futboll

Mourinho: Sanchez erdhi te United për Ligën e Kampionëve

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:14
Alexis Sanchez

Dështimi i Alexis Sanchezit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar me Arsenalin ka qenë arsye kryesore prapa vendimit të tij për t’iu bashkuar Manchester Untiedit.

Kiliani kompletoi kalimin e tij në Old Trafford muajin e kaluar në një marrëveshje shkëmbimi që e pa Mkhitaryanin të bashkohej me Topçinjtë.

Sanchez pritet që të bëjë debutimin e tij për Unitedin në duelin ndaj Sevillas.

“Është e vërtetë se ne kemi një lojtar të ri si Alexis Sanchez dhe ne kemi mundur të presim për afatin kalimtar verorë, por ne vendosëm që të kryejmë tani”.

“Ne kemi ndjerë që mund ta bëjmë këtë dhe kemi nevojë për të. United në Ligën e Kampionëve është i madh. Alexis erdhi me gjithë zemrën për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

“Ne e dimë se ka qenë e vështirë për mua që të motivoj lojtarët për një garë që ata nuk duan të luajnë (Europa League). Por, për shkak se ne e fituam atë garë arritëm që të kualifikoheshim në Ligën e Kampionëve dhe motivimi është këtu, ne gjithmonë luajmë ndaj më të mirëve”.

“Kështu që Alexis ka dashur të vij për shkak të Ligës së Kampionëve”, potencoi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat